Të gjithë e mbajmë mend kur në Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri droni i Ballist Morinës me Shqipërinë e madhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve më shumë se ajo që po ndodhte në fushë.
Kështu ka ndodhur edhe në fushatën elektorale të Partisë Socialistë të kandidatit për deputet në Tropojë, aktorit Petrit Malaj.
Teksa ai po zhvillonte një nga takimet e tij, një dron me flamurin e Partisë Demokratike ka fluturuar mbi qiell duke marrë vëmendjen e të pranishmëve. Videoja është shpërndarë nga ish-kryeministri Sali Berisha, në Tropojën që është edhe vendlindja e tij e që historikisht njohët si një bastion i djathtë.
“Fitorja fluturon mbi Tropojë! Magjepse, SB”, shkruan Berisha.