Protesta e 8 Janarit, policia: Nuk ndërhymë me vonesë, zyrtarët tanë s’janë përfshirë në dhunë

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave të bëra mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ mbi protestën e dhunshme të 8 janarit. Në deklaratën e saj, Policia hedh poshtë pretendimet për çdo akuzë, aludim apo insinuatë të shprehur gjatë këtij emisioni, ndërsa shton se nuk ka pasur asnjë implikim të zyrtarëve të Policisë në skenarë  akte dhune gjatë protestës dhe menaxhimit të gjithë situatës.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit referuar deklaratave të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demoktarike Gazment Bardhi gjatë emisionit në Opinin në TV KLAN, sqaron dhe informon opinionin publik dhe të gjithë ata që janë të interesuar se: Reagimi për ndërhyrjen gjatë protestës së ndodhur në datën 8 janar, është bërë konform ligjit dhe rregullave që përcaktojnë qartësisht detyrat e Policisë së Shtetit dhe rastet se kur  ndërhyhet në ambientet e një selie të një partie politike. Hedhim poshtë çdo akuzë, aludim apo insinuatë të shprehur gjatë këtij emisioni, dhe jo vetëm për implikime të zyrtarëve të Policisë në skenarë  akte dhune gjatë protestës dhe menaxhimit të gjithë situatës. Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë me vonesë, por ka kryer detyrat e saj bazuar në aktet ligjore e nënligjore dhe ka menaxhuar me profesionalizëm e paanshmëri protestën e datës 8 janar 2022. Keqardhje për zëra të pavërtetë dhe dashakeqës ndaj punës së Policisë, e cila edhe për masat e marra në protestën e datës 8 janar ka marrë vlerësimet maksimale nga OSBE dhe organizma e partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *