Australi/ Gënjeu për COVID-in, i anulohet për herë të dytë viza tenistit serb Nova Djokovic, ministri për Emigracionin: U bë për interesin publik

I anulohet për herë të dytë viza tenistit serb Nova Djokovic. Këtë herë ka qenë vendimi i ministrit të Australisë për emigracionin i cili mori vendimin duke e arsyetuar se e bëri për interes të lartë publik. Djokovic ka deklaruar të dhëna të pasakta sa i përket COVID-19 ndërsa me këtë anulim të dytë rrezikohet pjesëmarrja e tij në ‘Australia Open’ më 17 janar.

Ende nuk dihet nëse ai do te depërtohet apo do të vijojë betejën e tij ligjore në Australi. Kujtojmë se pak ditë më parë ai fitoi të drejtën nga Gjykata për ta rimarrë vizën e anuluar.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *