Fenomenet me ekstreme të universit do të studiohen përmes teleskopit ‘IXPE’. Vrojtimi i parë ka nisur mbi një mbetje të një supernove e prodhuar nga shpërthimi gjigant i një ylli rreth 350 vjet më pare.
Ka nisur faza operative e teleskopit ‘IXPE’ një muaj pas nisjes në orbite. Projekt i një bashkëpunimi mes NASA-s dhe Agjencisë hapësinore Italiane, qëllimi është të bëjë zbulime të reja mbi fenomenet më ekstreme të universit. Vrojtimi I parë ka nisur mbi Cassiopea A që është mbetja e një supernova e prodhuar nga shpërthimi gjigant i një ylli rreth 350 vjet më parë pikërisht në këtë yjësi.
Nga komuniteti shkencor Cassiopea konsiderohet si një laborator natyral për të studiuar fizikën ekstreme në hapësirë. Objektivi kryesor është mbi detaje të panjohura për fushën magnetike të Cass A duke studiuar polarizimin e rrezeve X, pra si këto orientohen në udhëtimin e tyre përmes hapësirës. Ky vrojtim do të zgjasë 3 javë.
Vrojtimet e këtij misioni shënojnë nisjen e një kapitulli të ri në fushën e astronomisë pasi ‘sytë’ e këtij maxiteleskopi janë me rreze X.
/Priza.al/