Teleskopi ‘IXPE’ fillon studimin e universit për polarizimin e rrezeve X dhe fenomenet ekstreme, do zgjasë 3 javë

Fenomenet me ekstreme të universit do të studiohen përmes teleskopit ‘IXPE’. Vrojtimi i parë ka nisur mbi një mbetje të një supernove e prodhuar nga shpërthimi gjigant i një ylli rreth 350 vjet më pare.

Ka nisur faza operative e teleskopit ‘IXPE’ një muaj pas nisjes në orbite. Projekt i një bashkëpunimi mes NASA-s dhe Agjencisë hapësinore Italiane, qëllimi është të bëjë zbulime të reja mbi fenomenet më ekstreme të universit. Vrojtimi I parë ka nisur mbi Cassiopea A që është mbetja e një supernova e prodhuar nga shpërthimi gjigant i një ylli rreth 350 vjet më parë pikërisht në këtë yjësi.

NASA nis misionin për të eksploruar misteret e hapësirës – A2 CNN

Nga komuniteti shkencor Cassiopea konsiderohet si një laborator natyral për të studiuar fizikën ekstreme në hapësirë. Objektivi kryesor është mbi detaje të panjohura për fushën magnetike të Cass A duke studiuar polarizimin e rrezeve X, pra si këto orientohen në udhëtimin e tyre përmes hapësirës. Ky vrojtim do të zgjasë 3 javë.

NASA nis në hapësirë teleskopin e ri me rreze X - Konica.al

Vrojtimet e këtij misioni shënojnë nisjen e një kapitulli të ri në fushën e astronomisë pasi ‘sytë’ e këtij maxiteleskopi janë me rreze X.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *