120 minuta për të mësuar çerekfinalistët/ Milan eliminon Genoa-n nga Kupa e Italisë, Fiorentina i tregon ‘muskujt’ Napolit

Duke vuajtur ndoshta më shumë se sa pritej, Milan e realizoi misionin duke mposhtur 3-1 Xhenoan dhe kaluar në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë. Kuqezinjtë e nisën në malore sfidën ndaj ekipit të drejtuar nga një Ish i tyre si Shevçenko, me xhenovezët që kaluan në avantazh pas 17 minutash lojë. Kjo i dha më shumë siguri, Xhenoan që nisi të menaxhonte shumë shpejt rezultatin, teksa Milan u përpoq shumë për të gjetur golin e barazimit. Ndryshimi i trefishtë në minutën e 60-të ndryshoi fytyrën e Milanit, veçanërisht me Leaon në të majtë. Pikërisht nga këmbët e portugezit u gatua goli i barazimit, me autor Zhiru.

Goli i francezit bëri që sfida t’i drejtohej shtesave, aty ku Milan ishte më e freskët në aksionet e saj të shumta. Dymbëdhjetë minuta nga nisja e kohës shtesë, ishte Leon ai që kaloi në avantazh Milanin dhe dërgoi në delir tifozët e saj që kishin mbushur shpallët e stadiumit ‘San Siro’.

Salemakers shënoi golin që vulosi gjithçka me shifrat e përgjithshme 3-1. Në raundin e ardhshëm, Milani i Piolit do të mas forcat me fituesin e çiftit, Lazio-Udinese. Ndërkaq, është mësuar edhe dueli i parë i raundit çerekfinal të Kupës së Italisë, Fiorentina-Atalanta.

‘Vjolët’ eliminuan pas 120 Napolin me rezultatin tenistik, 5-2. Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, ndërsa shtesa u fitua nga Fiorentina me rezultatin e përgjithshëm 3-0, që shfrytëzua avantazhin numerik në fushën e lojës.

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *