Nga viti 2014 deri tani janë arrestuar 24 trafikantë ballkanas të kokainës kryesisht shqiptarë dhe malazezë.
Sipas mediave vendase, ata po funksionojnë si një grup i strukturuar kriminal si një kompani Holding e cila nënkontrakton shërbimet e bandave lokale për sigurimin e mbrojtjes, logjistikës, magazinimit, transportit të drogës dhe kur ju duhen vrasje me porosi.
Policia ekuadoriane bën të ditur se 721 shqiptarë janë kapur në 4 vitet e fundit. Në vitin 2021, Policia e Ekuadorit sekuestroi 210 tonë drogë, nga të cilat 173 ishin kokainë, 45 tonë më shumë se një vit më parë.
Evropa është tregu më i rëndësishëm i kokainës në botë ku çmimi për një kilogram varion nga 55,000 USD deri në 80,000 USD kurse në Shtetet e Bashkuara kushton vetëm 28,000 USD.
/Priza.al/