Loja e fundit në BBV nxit ‘debat’ mes Monikës dhe Arjolës: Je maloke e kaluar malokes…

Disa prej banorëve janë zgjuar mëngjesin e sotëm duke komentuar lojën që “Vëllai i Madh” u kishte rezervuar kësaj radhe. Banorët duhej që të futeshin në disa kuti dhe kishin për të qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur.

Monika shprehet për Arjolën se është “kokë maloke” dhe se nuk dilte nga kutia. Sipas saj, edhe Arbëri dhe Dritani kanë qëndruar shumë të fortë, pasi ishte lojë mjaft e vështirë.

Biseda mes banorëve:

Monika: Maloke është

Arjola: Pa i hëngër ata të pestë nuk dal. Nuk dilja pa dalë mashkulli i fundit nga aty

Monika: Është kokë maloke kjo. Atë çfarë pashë unë me sytë e mi, se Vëllai i Madh i di vetë, Arbëri dhe Tani kanë qenë çunat që nuk i kanë nxjerrë këmbët fare. Erdha, u shtriva në krevat e ngrihesha prapë. E kisha mendjen te Tea, pastaj sa çohesha vija te ju, vija te kjo e i thosha lëre, lëre.

Tani: Ku ishte vendosur Arjola?

Arjola: Te këmbët e Donaldit. Ishte shumë ftohtë.

Monika: Të gjashtë kamerat ishin tek Arjola. Më thirri Vëllai i Madh, e i thashë paska qenë maloke e kaluar malokut, i jam lutur që të dalë.

Arjola: Iliri më tha nuk dal pa 48 orë, i thashë do të të nxjerr e do të rri edhe dy orë më shumë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *