Meta thirrje Bashës: Roja i selisë së PD-së u dorëhoq, ndiq shembullin e tij

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta gate deklaratës së sotme për mediat ka komentuar ndër të tjera situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike dhe ka theksuar se nuk mbështet asnjë nga palët, por dhuna e përdorur para selisë me thyerjen e dyerve dhe të xhamave e për më tepër të goditjes së qytetarëve është i papranueshme.

Meta foli edhe për rastin e dorëheqjes së rojes së Partisë Demokratike, ku u shpreh se duhet ndjekur si shembull. 

“Si presidenti i Republikës 8 janari nuk është një ngjarje e izoluar por një moment tragjik i një procesi politik degradues, që po zhvillohet prej muajsh dhe vitesh në sy të shqiptarëve që thelb është mungesa e ballafaqimit m votë. Jemi në kushtet kur demokracia shqiptare prej vitesh janë minuar nga kapja e të gjithë instrumenteve shtetërore, dhe kur të gjithë duhet të vendoseshin për llogari të ligjit sistemet duhet që të jenë transparentë. Nuk dua të bëhem palë, dhe asnjëherë nuk kam synuar të bëhem i tillë për këtë konflikt, por si president jam i shqetësuar për konfliktin e panevojshëm në kampin më të madh opozitar që duhet që të zgjidhet me votë të lirë. përdorimi i forcës si ndaj dyerve dhe dritareve, aq më keq ndaj qytetarëve është i papranueshëm.

Akuzat për infiltrimin e personave me precedentë kriminale brenda selisë është alarmante dhe e papranueshme. Kur të gjithë e kanë të qartë se përdorimi i dhunës nuk është dhe nuk duhet të jetë mekanizmi për marrjen e pushtetit, aq i dënueshëm është dhe përdorimi i dhunës për mbajtjen e pushtetit dhe godinës duke shmangur ballafaqimin politik të bazuar në kushtetutën e vendit. Mjetet fizike dhe policeske nuk janë zgjidhje, por vetëm ballafaqimi dhe vota e lirë.

Zhvillimet e 8 janarit solli dhe efekte pozitive që solli dorëheqjen e rojës së Selisë për të mos qenë pjesë e dhunës. Reagimin zyrtar e kam bërë publik më 8 janar”, është shprehur Meta.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *