Kryedemokrati, Lulzim Basha ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me atë që ndodhi në protestën e 8 janarit.
Basha pritet të pyetet edhe për akuzën e njerëzve të armatosur që dyshohet të kenë qenë brenda në seli.
Përpara tij ka dëshmuar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili është marrë në pyetje nga prokuroria për dy orë e gjysmë. Një ditë më parë, për 2 orë e 40 minuta ish-kryeministri Sali Berisha qëndroi përballë prokurorëve dhe iu tregoi versionin e tij për protestën ku mbështetësit e Berishës u përplasën me mbështetësit e Bashës.
Pas daljes nga prokuroria, lideri historik i demokratëve deklaroi se kishte informuar hetuesit se në seli ka pasur njerëz të armatosur dhe armët u larguan me makinën e kreut të Partisë Demokratike. Ai akuzoi sërish Bashën si peng të Ramës, teksa paralajmëroi edhe një herë protesta të fuqishme.
/Priza.al/