Kryemadhi në Lezhë: Do falim faturat abuzive të energjisë elektrike

Nga Lezha, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë një premtim të madh për qytetarët. Ajo ka deklaruar se do të bëjë amnisti për faturat e energjisë elektrike abuzive, siç i ka quajtur ajo.

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama thotë se nëse PS nuk merr një mandat të tretë nuk do të ketë më rindërtim dhe vaksinim, Kryemadhi zotohet se do të çojë përpara ndërtimin e banesave që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Prandaj angazhohemi që të gjithë, jo vetëm për të bërë fjalë për amnistinë fiskale të energjisë elektrike, por për të falur çdo abuzim që është bërë me faturat e energjisë elektrike për familjet e Lezhës dhe gjithë Shqipërisë. Për familjet e rindërtimit të cilat presin me padurim rindërtimin e shtëpive të tyre. Jo vetëm që do ta çojmë deri në fund rindërtimin dhe për të pasur shtëpi dinjitoze dhe jo selektim përsa i përket flamujve politik. Por për çdo familje që ka humbur shtëpinë, çdo familje që vazhdon të jetojë sot në çadra. Nuk do të ndalemi asnjëherë për të ndihmuar dhe për ti dhënë dorën çdo familje, për t’i dhënë dorën njëri tjetrit, çdo qytetari shqiptar, sepse në fund të fundit të gjithë jemi të barabartë si përpara Zotit ashtu dhe përpara ligjit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *