1-Ujori
Atyre nuk u pëlqen t’u kërkojnë falje të tjerëve, sepse e konsiderojnë veten si personin e vërtetë, suprem që nuk mund të bëjë gabie. Edhe nëse të tjerët kundërshtojnë, Ujorët do t’i dëgjojnë në heshtje, por më pas do të përdorin gabimet e të tjerëve në mënyrë që të mbulojnë të tyret. Megjithatë, ata përpiqen të kërkojnë zgjidhje që mund të rregullojnë problemin.
2-Virgjëresha
Këta njerëz lindin perfeksionistë, kështu që vështirë se u pëlqen mënyra e të bërit të gjërave të njerëzve të tjerë. Ata nuk do të lejojnë askënd t’u thotë se e kanë gabim, sepse kanë kaluar vite duke u përpjekur të perfeksionojnë veten duke punuar shumë.
3-Akrepi
Ata nuk e besojnë dot se mund të gabojnë. Janë shumë të pasionuar për atë që bëjnë. Pra, t’i thuash një Akrepi se e kanë bërë gabim është pothuajse e pamundur. Ata refuzojnë të marrin mendimet e të tjerëve dhe mund të bëhet tepër irrituese të debatosh me personat e kësaj shenje.
/Priza.al/