“Ishim pre e një sulmi barbar dhe të dhunshëm”, Basha pas dëshmisë në Prokurori: 8 janari shënoi fundin e tranzicionit

Pas dëshmisë së tij në Prokurori lidhur me protestën e 8 janarit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë një prononcim për mediat.

Kryedemokrati tha se do që autorët të vendosen përpara përgjegjësisë dhe sipas tij 8 janari shënoi fundin e tranzicionit.

Ndër të tjera, ai tha se PD nuk do të imponohet nga një pakicë që demonstron akte dhune dhe e do partinë për interesa personale.

“Ditë në të cilën nuk do të kishim ardhur kurrë për interesat e askujt. Kjo është një nga dëmet që po i shkaktohet familjes tonë politike. Megjithatë ndonëse PD, ishim pre e një sulmi barbar dhe të dhunshëm. Kërkojmë që të vendosen përgjegjësit para drejtësisë dhe i them demokratëve që nuk do të biem në këtë kurth ku na do kundërshtari politik, por duhet të jemi në krye të betejës. Edhe tani Berisha me aktet e 8 janarit është dëshmuar si një aleat i vyer i qeverisë. Sot, kjo prokurori duhet të gëlonte nga personat e arrestuar për inceneratorët.

Me aktet dhe veprimet e tij përçarëse, Berisha është përpjekur ta pengojë këtë. Dua të theksoj se ai nuk ia ka dalë. Së pari s’ia ka dalë të imponohet me aktet e dhunës, siç nuk imponohet asnjë pakicë. Demokratët ia kanë dalë të tregojnë se janë më shumë se një person i vetëm. PD mbetet një forcë politike e pjekur dhe do i japë fund tranzicionit”, u shpreh Basha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *