`Shpërthimi` i Omicron/ Gjermania vendos rregulla të reja për fluturimet nga Shqipëria! Ja çfarë duhet të dini

Masa të reja hyjnë në fuqi për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Gjermanisë. Ministria e Jashtme njofton se nga data 16 janar, udhëtarët do të duhet të regjistrohen në faqen e internetit. (Klikoni këtu).

Ata do të duhet të ngarkojnë një dëshmi shërimi nga koronavirusi ose certifikatën e vaksinimit të plotë.

Pas mbërritjes në Gjermani, qytetarët do të duhet të karantinohen për 10 ditë. Pas 5 ditësh karantinë, mund të kryeni një test dhe në rast se rezultoni pozitiv, mund të përfundoni karantinimin.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 16 janar 2022, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de

Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar. Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.

Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit:  https://tirana.diplo.de/al-de/-/2502392

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *