Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ndërsa ndodhet në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”.
Kjo e fundit po kryen stërvitje në ujërat e Shqipërisë, së bashku me forcat e marinës shqiptare. Në fotot e publikuara kreu i qeverisë shfaqet i ulur në vendin e kapitenit të anijes.
Mesazhi i Ramës
Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare.
/Priza.al/