Bora Zemani zbulon frazën që i jep forcë çdo ditë, jam shumë po shumë e lumtur kur dëgjoj…

Për “Ftesë në 5”, Bora tha se ishte shumë e lumtur për praninë e të gjithëve, përfshirë miq e bashkëpunëtorë. Ndërsa për fjalët më të bukura, shprehet se ia dedikon djali i saj, Arbori, i cili i thotë çdo ditë: “mami, ti je shtëpia ime”.

Bora Zemani: Jam shumë e lumtur se për të gjithë këto vite kam pasur të bëj me shumë njerëz, me kolegë, me miq, me shokë e bashkëpunëtorë të cilët i kam mbledhur sot këtu dhe kam përshtypjen që këto janë rastet kur e kupton se ke njerëz të mirë afër teje dhe patjetër që kjo të bën të ndihesh shumë e lumtur.

Fjalët më të bukura, Arbori mi thotë çdo ditë se janë fjalët që më japin forcë. E nis ditën me një fjalë të bukur nga Arbori por së fundmi më ka gjetur një gjë që më thotë “mami, ti je shtëpia ime”. Kjo është fraza e këtyre kohëve që mua më lumturon, më mbush shumë.

Arjan Konomi: Policët insistojnë ta kontrollojnë Borën në imtësi -

Bora Zemani: Dy gëzime në një ditë - Revista Who

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *