CEO i Facebook Mark Zuckerberg mund të detyrohet t’u paguajë përdoruesve në Mbretërinë e Bashkuar rreth 50 paund secilit nëse një çështje ligjore ka sukses. Mediat e huaja raportojnë se Akademiku i ligjit të konkurrencës, Liza Lovdahl Gormsen do të ngrejë një padi kundër ‘Facebook’ në emër të 44 milionë përdoruesve nga 2015 deri në 2019.
Gormsen tha se Facebook vendosi një “çmim të padrejtë” për përdoruesit e tij në Britani. Çmimi i vendosur për lejimin e aksesit në rrjetin social ishin të dhënat personale shumë të vlefshme të përdoruesve në Mbretërinë e Bashkuar mbi bazën “take-it-a-leave-it”.
Ndërsa përdoruesit morën akses “falas” në faqe, atyre nuk iu dha asnjë “kompensim monetar” ndërsa “Facebook gjeneroi miliarda të ardhura”. Pretendimi argumenton se “kjo marrëveshje e padrejtë ishte e mundur vetëm për shkak të dominimit të tregut të Facebook”.
Facebook duhet të paguajë të paktën 2.3 miliardë paund dëmshpërblim për faktin se ka bërë miliarda “vetëm duke lejuar hyrjen në rrjetin e tij në këmbim të kontrollit të të dhënave personale të përdoruesve të saj”.
Kjo të thotë se 44 milionë përdorues në Mbretërinë e Bashkuar të Facebook do të kenë të drejtë për kompensim nëse nuk e heqin veten në mënyrë eksplicite nga çështja.
/Burimi: Scottish Legal News/ Përshtati: Priza.al/