Policia bllokon hyrje-daljet e Sarandës, ‘Shqiponjat’ shoqërojnë një tjetër person. Çfarë po ndodh në qytetin bregdetar?  

Shoqërohet një person i dytë nga kontrollet e Policisë në Sarandë. Mësohet se është kapur nga forcat “Shqiponja”, me dorezë metalike, një i ri nga fshati Vllahat, bashkia Delvinë. Ai akuzohet për “mbajtje të armëve të ftohta”.

Në kuadër të ruajtjes së sigurisë dhe rendit, policia e Sarandës, ditën e djeshme ngriti disa postblloqe, në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Nga kontrolli i ushtuar nga forcat “Shqiponja” dhe FNSH, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, pasditen e djeshme, u kap një i ri nga Gjirokastra.

Këtij të fundit iu gjetën disa doza me lënde narkotike. Postblloqet vazhdojnë për kapjen e personave të armatosur, apo në kërkim.

Njoftimi i Policisë së Sarandës:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin F. G.,29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Delvinë, sepse gjatë kontrollit fizik iu gjet një perforcuese grushti (dorezë metalike).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *