`Dridhet` sërish veriu i Shqipërisë, ja sa ishte magnituda

Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë në veri të vendit pas asaj me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter që goditi Pukën mbrëmjen e kaluar. Bashkia e Pukës në një njoftim për mediat, bëri të ditur se, kanë konstatuar dëme te disa pallate te lagja e “Muzeut” dhe “5 pallatet”, ku sipas raportimit të banorëve, ka plasaritje, ndërkohë janë të dukshme dëmtimet në oxhaqet e pallateve.

Instituti i Gjeoshkencës bën me dije se lëkundja ndodhi pak pas mesditës së sotme dhe pati një magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.

Tërmeti pati një thellësi 14 kilometra, ndërsa nuk janë njoftuar dëme materiale.

Një natë më parë, zona u trondit nga një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter dhe sizmiologët i tremben riaktivizimit të tërmeteve në këtë territor të vendit, i cili deri më tani ka qenë i qetë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *