Kapet kamioni i mbushur plot me drogë në kufirin Shqipëri-Mali i Zi/ Destinacioni përfundimtar Gjermania

Një kamion i mbushur me kanabis, i nisur nga Shqipëria me destinacion final Gjermaninë, është ndaluar në Pikën Kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në Bozhaj. Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar nuk dihet ende, ndërsa bëhet me dije se u gjet në një kamion me targa shqiptare.

Sipas mediave malazeze, lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe do kalonte transit në Mal të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Ngarkesa në kamion ishte deklaruar si ‘barëra medicinalë’, por pas kontrolleve të policisë malazeze u gjet kanabisi i fshehur mes një sërë bimësh të tjera të thata.

Nga informacionet paraprake ngarkesa po lëvizte nga Shqipëria dhe duhet të kalonte tranzit përmes Malit të Zi për të përfunduar më pas përmes rrugës tokësore në destinacionin e saj final në Gjermani

Për momentin nuk jepen të tjera detaje për ngjarjen dhe nuk dihet nëse ka persona të arrestuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *