Mbesat vjedhin para në banesën e dajës, por përfundojnë në polici/ Njëra vetëm 16 vjeçe,

Dy vajza, një prej tyre e mitur, ndodhen në telashe me policinë pasi menduan se plani për të vjedhur para në banesën e dajës së tyre nuk do të zbulohej.

Por vjedhja që ato kanë bërë është zbuluar dhe dy vajzat janë denoncuar në polici. Procedimi ndaj tyre ka nisur nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 të Tiranës.

“Në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e dajës së tyre”, thekson Policia.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetaset E. D., 23 vjeçe dhe A. M., 16 vjeçe (kushërira), pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e dajës së tyre, shtetasit A. S., 37 vjeç.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *