Rama: Ilir Meta, kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë

Kryeministri Edi Rama Rama nga qyteti i Vlorës ka sulmuar sërish presidentin Ilir Meta. Takimet e shpeshta të kreut të qeverisë së drejtuesin politik të qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj, Rama i sheh me prapavijë politike. Madje ai ka komentuar me ironi se Meta është kandidati për deputet të LSI-së, partisë së themeluar prej tij, në qarkun e Vlorës.

“lir Meta, kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë! Vjen i shoqëruar nga subjektet e OFL dhe me gjykatës e Prokurorë që janë nxjerrë jashtë nga procesi i vettingut”, tha Rama.

Ai ka komentuar edhe takimet elektorale të Partisë Demokratike, mes turmave  të mëdha të njerëzve.

“Kjo është e pashmangshme. Urojmë të mos jenë të papërballueshme shifrat”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *