Në një njoftim të bërë nga Ministria e Brendshme, bëhet e ditur se Italia iu ofron punëtorëve mundësinë për leje pune.
Vendimi i marrë për kuotën maksimale për këta punëtorë, i cili më parë ishte miratuar më 21 dhjetor 2021, është publikuar në Gazetën Zyrtare.
Ministria thekson se kuota maksimale për vitin 2022 është 69,700 leje pune. Po ashtu bëhet e ditur se 20 mijë leje pune nga totali i kuotës janë rezervuar për arsye të punës vartëse josezonale në sektorët e transportit të mallrave për palët e treta, ndërtimit dhe turizmit hotelier për qytetarët për vendet e mëposhtme:
Kosova
Shqipëria
Algjeria
Bangladeshi
Bosnje-Hercegovinë
Etiopia
Gambia
Gana
Guatemala
Indi
Bregu i Fildishtë
Japonia
Mali
Mauritius
Moldavia
Mali i Zi
Maroku
Nigeri
Nigeria
Maqedonia e Veriut
Pakistani
Filipinet
Republika e Koresë
Senegali
Serbia
Sri Lanka
Sudani
Tunizia
Ukrainë
Aplikimet do të hapen nga data 1 shkurt, ora 9:00.
/Priza.al/