Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Paskuqanit, në Kamëz. Një makinë është përplasur me një motor, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit të fundit.
Ai është dërguar në spital ku ndodhet edhe jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 16.01.2022, në Paskuqan, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin Xh. K., me motomjetin me drejtues shtetasin J. K.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/