Sot bëhen dy vite nga ndarja nga jeta e aktorit të madh Xhevdet Ferri. Ai ndërroi jetë për shkak të Covid-19 vetëm kur ishte 59 vjeç. Vajza e tij, Bora e ka përkujtuar këtë ditë me një foto të tij dhe disa fjalë që të prekin zemrën.
“Hey babo, kjo data 16 janar që shënjoi ikjen tënde para 2 vitesh vjen ca më e ngarkuar se ditët e tjera të vitit. Pasi koha ka qëruar emocionet e ndjesitë e tjera që provokoi ikja jote (e pranoj, shumë e parakohshme!) malli mban vendin e parë. Uff huge! Love you, në të gjitha planet #missyoupapi”, ka shkruar Bora.
/Priza.al/