Manastirliu jep lajmin: Vijnë dozat e tjera të vaksinave, nga e hëna nis vaksinimi i +60-vjeçarëve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot nga Vlora se të hënën do të vijnë në Shqipëri 7020 doza Pfizer dhe pjesa tjetër e vaksinave kineze nga kontrata me distributorin turk.

Ministrja tha më tej se të hënën do të ulet fasha e vaksinimit në +60 vjeç ndërsa theksoi se deri më tani në qarkun e Vlorës janë kryer më shumë se 20 mijë vaksinime.

“Në Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vazhdon ritmi i vaksinimit në qendra shëndetësore. Ditën e hënë ulim fashën +60. Kemi filluar tashmë me pjesën e kolaudimit. Nga nesër fillojmë shpërndarjen e vaksinave Sinovac. Të hënën presim 7020 doza pfizer dhe pjesën tjetër nga kontrata me distributorin e Sinovac”, deklaroi ministrja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *