Një tjetër tërmet i fortë është regjistruar në Greqi. Mësohet se lëkundjet me magnitudë 5.3 të shkallës rihter janë ndjerë 137 km në juglindje të Selanikut, në zonën detare në jug të Halkidikit.
Thellësia ka qenë prej 5 km dhe deri më tani në mediat vendase nuk ka raportime për dëme në njerëz apo në ndërtesa.
Kujtojmë se ditët e fundit në Greqi kanë qenë të shpeshta tërmetet, që kanë sjellë panik tek njerëzit, por për fat të mirë jo dëme në njerëz.
/Priza.al/