Fifi është një nga banoret më të dashura për publikun, e cila kaloi një eksperiencë për më shumë se 50 ditë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Ajo vendosi të largohej më vullnet të plotë nga gara si rrjedhojë e ngarkesës emocionale që po kalonte, duke thënë se kishte nevojë të kujdesej për shëndetin e saj psikologjik.
E ftuar në “Fan Club Big Brother Albania”, këngëtarja ka dhënë intervistën e saj të parë pas daljes, edhe pse disa kohë më vonë, duke u shprehur se ka patur nevojë të shkëputet nga realiteti i emisionit. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje në intervistën e Fifit ka qenë edhe deklarata se banorët brenda shtëpisë janë shumë fallco dhe se shumë pak aty brenda ishin realë.
“Nuk dua të përmend kush janë fallco, se nuk dua që ti jap vëmendje, por mund të them kush janë të vërtetë.”- nisi Fifi. “Për mendimin tim, Monika për mua ka luajtur kaq bukur që nga fillimi deri tani. Nuk mendoj që ka qenë fallco, përveç se ka aktru në disa vende, por që më ka pëlqyer loja e saj.
Donaldi gjithashtu ka qenë origjinal në çdo drejtim, ndërsa Triksa është shumë reale, por më vjen keq se është e ndrydhur.” –shtoi ajo.
/Priza.al/