Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas përjashtimit të tenistit serb Novak Gjokoviç nga ‘Australian Open’.
Ai shprehet se ka foluar me Gjokoviç pas vendimit të gjykatës ndërsa i ka thënë se është gjithmonë i mirë pritur në Serbi. Vendimi i Gjykatës Federale i mohon tenistit mundësinë për të fituar “Australian Open” për të10-tën herë dhe të katërtën radhazi.
“I thashë se është gjithmonë i mirëpritur në Serbi”-tha Vuçiç për mediat.
/Priza.al/