E trishtë! Ndahet nga jeta gazetari dhe poeti i njohur shqiptar

Gazetari dhe poeti i njohur shqiptar Demir Gjergji është ndarë nga jeta ditën e sotme dhe lajmin e ka bërë me dije djali i tij përmes një postimi në rrjete sociale.

“Shokë dhe miq të babait tim, DEMIR GJERGJI, me dhimbje të madhe ju njoftoj se babai ndërroi jetë”, shkruan ai.

Gjergji pati një fëmijëri e rini të vështirë, ku krijimet e para i nënshkroi si minator e më pas botimi i parë poetik në vitin 1974.

Me origjinë nga Devolli i Korçës, ai e kalon fëmijërinë në Manëz të Durrësit aty ku kryen dhe shkollën fillore, për të vazhduar më pas arsimin e mesëm në Berat.

Gjatë periudhës së shkollë së mesme ai dallohet për pasionin për poezinë dhe letërsinë dhe menjëherë angazhohet në shtypin e shkruar. Shkrimi i tij i parë ka qenë një reportazh i cili botohet në gazetën “Zëri i Rinisë” për të vazhduar më pas me plot shkrime në gazetën “Drita”, “Adriatiku” dhe revistën “Nëntori”.

Në këtë kohë Demir Gjergji fillon të shkruajë dhe poezitë e tij të para, të cilat po ashtu i botohen në gazetat e kohës.

Pas përfundimit të shkollës së mesme ai ndjek studimet e larta në Fakultetin e Histori – Filologjisë në Tiranë në degën e Gjuhës dhe Letërsisë në vitet 1974-1980.
Demir Gjergji, është një emër i njohur në letrat shqipe, ku për dy dekada shërbeu si gazetar dhe drejtues i emisioneve të suksesshme në Radio Tirana “Fjala si fillim, Fjala si flijim” dhe “Vatër shqiptare”.

Ai është nderuar me shumë çmime vlerësuese për krijimtarinë në poezi e prozë dhe me Medaljen “Naim Frashëri” të Klasit të Dytë (1988) për kontributin e tij në gazetari.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *