Deklarata e fortë e zv.ministrit italian të Shëndetësisë: Varianti Omicron do t’i infektojë të gjithë

Zëvendësministri italian i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri, ka deklaruar se askush nuk ka shpëtim nga Omicron, pasi varianti i ri i koronavirusit do t’i infektojë të gjithë.

“Varianti Omicron do t’i infektojë të gjithë, nuk ka shpëtim. Nuk ka asnjë dyshim që deri në fund të vitit 2022, nëse nuk do të dalë ndonjë variant tjetër, pothuajse të gjithë do të infektohemi me këtë variant. Ata që janë të vaksinuar janë më të mbrojtur dhe e kalojnë infektimin me një formë më të lehtë dhe nuk janë të rrezikuar të përfundojnë në terapi intensive”, tha zyrtari i lartë italian.

Sa i takon masave për personat e prekur nga Covid-19, ai u shpreh se brenda dy javësh pritet të bëhet një dallim mes atyre që kanë rezultuar pozitivë dhe janë pa simptoma dhe të tjerëve që janë të sëmurë.

“Jam dakord për një rishikim të rregullave dhe kjo do të bëhet në ditët në vijim, ndoshta brenda dy javësh, me nja dallim ndaj personave që janë pozitivë dhe të sëmurëve. Këtë na e mundëson varianti që është duke qarkulluar sot. Shumica e atyre që janë në terapi intensive janë të infektuar me variantin Delta dhe nuk janë të vaksinuar”, shtoi ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *