Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar 554-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Me anë të një postimi në Facebook, si shprehet Skënderbeu është krenaria, fuqia, trimëria, guximi, frymëzimi dhe lavdija e kombit shqiptar, ndërsa shtoi se ai do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh.

MESAZHI I METËS
?? Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!
Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.

/Priza.al/