VIDEO/ I shkoi rruga ‘dëm’ deri në Gjykatë, shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur Gjykatën e Posaçme të Apelit së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia. ‘Priza.al’ ka arritur të sigurojë videon e tij së bashku me avokatin.

Por seanca është shtyrë sërish për shkak se dy prokurorë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.  Tashmë seanca e radhës është shtyrë për në datën 31 janar, në orën 11:00.

Seanca duhej të ishte zhvilluar në datën 5 por u shty për shkak se gjyqtari i çështjes Florian Kalaja kërkoi kohë për t’u njohur me çështjen. Kalaja është gjyqtar i ri i caktuar për këtë çështje, pasi gjyqtarët e caktuar me short më herët kanë dhënë dorëheqjen nga kjo çështje.

Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale, “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes “Habilaj”.

Më 25 Nëntor dosja ndaj ish-ministrit dhe ish-zyrtarit, u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Gjykata e Lartë mori vendimin më 28 Shtator për të rikthyer çështjen për Tahirin në apelin e GJKKO me trupë tjetër gjykuese, duke rrëzuar kërkesën e SPAK për rigjykim në shkallë të parë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *