Këngëtari thuhet se u fiksua me të pasi u takuan në një lokal në Los Angeles.
Abi, e cila më parë ka qenë në lidhje me Floyd Mayweather, e ka quajtur Zayn ‘Mr Grey’ teksa ata takoheshin në rezidencën e tij në Londër. sipas burimeve të “The Sun”. Thuhet se lidhja e tyre përfundoi kur Abi pa në telefonin e tij një mesazh nga Gigi Hadid, ku shkruhej: “Më mungon”. Raportohet se Abi mendoi se Zayn ishte ndarë me Gigi kur ata filluan të flasin dhe i dha fund lidhjes pasi pa mesazhin e saj, pasi nuk donte të ishte e tretë.
Thuhet gjithashtu se Abi i kishte thënë shoqes së saj se Zayn i shprehte se ajo “i kujtonte” ish të fejuarën e tij Perrie Edwards, nga e cila ai u nda përmes një mesazhi në vitin 2015.
‘The Sun’ shkruan se këngëtari i tregoi Abi-t për gjithçka nga familja e tij, për kohën kur ishte në One Direction dhe madje edhe për ndarjen e tij nga Perrie, duke i thënë asaj se ishte “vërtetë i mërzitur” se si kishte përfunduar ajo marrëdhënie.
/Priza.al/