Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ndodhet në Laç ku po mbahet ceremonia e dorëzimit të çelësave të shtëpive të 522 banesave qytetarëve. Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara falënderoi Presidentin Erdogan dhe popullin turk për ndihmën e jashtëzakonshme.
“Është nder të mirëpres Presidentin Erdogan në këtë kompleks të rindërtuar nga gërmadhat që la pas tërmeti i 26 nëntorit 2019. Nuk di nëse do të gjej dot fjalët për t’i thënë falënderimet e duhura popullit turk, Presidentit Erdogan dhe të gjithëve. Në emër të qytetarëve dhe banorëve të kësaj lagje të re ju falënderoj nga zemra për bujarinë dhe solidaritetin e treguar në ditët tona më të vështira.
Ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer të kompanive shqiptare të angazhuara në ndërtimin e kësaj lagjeje kaq cilësore me kompaninë turke që dua t’i falënderoj për profesionalizmin e saj. Jam shumë i lumtur për të gjitha ato familje që iu riktheu shpresa dhe buzëqeshja dhe do të kenë mundësi të banojnë në këto shtëpi të pakrahasueshme me më parë”, tha Cara.
/Priza.al/