“Humbi shtëpinë, foshnjën ia sillnin në punë që ta ushqente me gji”/ Historia prekëse e kryebashkiakes Cara

Gjatë ceremonisë në Laç ku pritet përurimi i 525 apartamenteve, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka treguar një histori personale të kryebashkiakes së Kurbinit, Majlinda Cara.

Nikolla pohoi para të pranishmeve në ceremoni se edhe Cara kishte humbur banesën e saj, por i duhet të ishte në punë dhe se foshnjën ia sillnin për ta ushqyer në zyrë.

“Kryetarja e Bashkisë ka bërë detyrën, por e ka bërë mirë. Dua të tregoj diçka për kryetaren e bashkisë, Majlinda Cara. Dua të ndaj momente. Edhe ajo humbi shtëpinë e saj. Ndryshe nga nënat e tjera, që humbën shtëpinë, i duhej që ta sillnin foshnjën atje ku vijonte punën, për ta ushqyer me gji, pasi kthehej në orët e vona të natës. Ajo tha; Do jem e fundit dhe familja ime do të jetë e fundit që do të strehohet, kur te jete projekti i dyte nga qeveria shqiptare.”, tha Nikolla.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *