Vendimi për shkarkimin e Presidentit Meta, Gjykata Kushtetuese shtyn seancën! Ja arsyet

Shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Seanca gjyqësore, sipas Gjykatës Kushtetuese, është shtyrë për shkak se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Seanca e rradhës gjyqësore do të shtyhet për në datën 1 shkurt.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *