Kreta nuk gjen ‘paqe’, regjistrohen tri tërmete brenda 15 minutave

Greqia nuk gjen qetësi teksa janë regjistruar tri tërmete në pesëmbëdhjetë minuta. Instituti Sizmiologjik Euro-Mesdhetar fillimisht regjistroi lëkundje 3.8 të shkallës Rihter në Heraklion të Kretës.

Lëkundjet sizmike u regjistruan 12 km në lindje të Heraklionit, me një thellësi 5 km.

Një tjetër tërmet u regjistruar me magnitudë 3.6 dhe në orën 15:05 (me orën vendase), Gjeodinamika regjistroi një tjetër lëkundje me madhësi 3.5 të shkallës Rihter.

Sipas autoriteteve të tre tërmetet ishin me qendër në lindje të Heraklion, ndërsa nuk është raportuar për dëme, por lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *