FOTO/ E përshtatur t’i rezistojë çdo sulmi. Kjo është ‘bisha’ me 13 cm koracë çeliku që po transporton Erdoganin nëpër Shqipëri

Njësoj si në rastin me presidentin e SHBA-ve, edhe presidenti turk Erdogan duket se nuk ka besim tek automjetet e tjera (sado luksoze), kur lëviz jashtë Turqisë, por vetëm tek “Mercedes-Benzi” i tij i blinduar.

“Bisha” e presidentit turk mësohet se ka ardhur disa orë më përpara mbërritjes së avionit që mbante Presidentin turk në Shqipëri, me një aeroplan të posaçëm të “Turkish Air Force”, që ka sjellë edhe pajimet e eskortës së Erdoganit.

The Turkish Lira Is Collapsing But Erdoğan Buys €480,000 Mercedes S-600 Guard — Greek City Times

Në këtë mënyrë presidenti turk Erdogan, është duke lëvizur me makinat e tij gjatë vizitës disa orëshe në Shqipëri.

Para se ai të zbriste në Rinas, kanë mbërritur dy makinat luksoze të tipit “Mercedes-Benz Maybach S600”, version “Pullman Guard”, të cilat janë të blinduara dhe shoqërojnë liderin turk në të gjitha vizitat e tij brenda dhe jashtë vendit.

President ErdoÄŸan Participated in the Northern Marmara Motorway Channel-Room Section Opening Ceremony

Makina është version më i avancuar i “Mercedesit” dhe kushton rreth 1.6 milionë euro. Një automjet i ngjashëm përdoret sot edhe nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Makina, me të cilën udhëton Erdogani, është e blinduar dhe rezistente ndaj të gjitha sulmeve me armë zjarri. “Mercedesi” është i veshur nga një fletë çeliku 13 cm të trashë.

Erdoğan went to White House with 'armored official car brought from Turkey' - World News

Po ashtu, makina në fjalë është e izoluar tërësisht nga ambienti i jashtëm me qëllim parandalimin e çdo sulmi, qoftë ai edhe me armë kimike apo biologjike.

Presidenca turke bleu tre makina të tilla dy vjet më parë, duke shkaktuar reagime të shumta në vend për shkak të kostos së lartë.

Turski predsjednik Recep Tayyip Erdogan stigao u Sarajevo

Të njëjtat makina ai i mori edhe në vizitën e fundit që kreu në SHBA, duke rivalizuar kështu Shërbimin Sekret Amerikan, që të njëjtën gjë bën kudo ku lëviz Presidenti Amerikan nëpër botë.

 

Turkey's Erdogan says will continue cleaning 'virus' from state institutions | Reuters.com

Foto/ Erdogan sjell makinën “Maybach” në Shqipëri | CNA.AL

 

Turkey spent $35.9 million to protect Erdoğan in 2020

President Erdoğan chairs cabinet, with Ağrı incident and electorate security on agenda - Turkey News

/Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *