Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer Albert Bourla shprehu besimin e tij se koronavirusi do të jetojë mes nesh edhe për shumë vite të tjera , por nxitoi të shprehë optimizmin e tij se jemi më afër fundit të pandemisë.
Megjithatë, Albert Bourla, duke folur në radiostacionin francez BFM, theksoi se vala aktuale e pandemisë duhet të jetë e fundit që do të çojë në masa kufizuese.
Sipas burrit të fortë të Pfizer , “vaksina jonë është e sigurt dhe efektive për fëmijët”.
Sipas Reuters, zoti Burla vuri në dukje gjithashtu se Pfizer do të vazhdojë me zbatimin e një plani investimi prej 520 milionë eurosh në Francë brenda pesë viteve të ardhshme për të ndihmuar në trajtimin e koronavirusit.
Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer përmendi gjithashtu se kompania e tij do të punojë me Novasep franceze për të zhvilluar një ilaç kundër Covid-19.
Bourla: Jetë normale falë vaksinave
I pyetur nga Le Figaro se kur do të na kthehet jeta normale, zoti Bourla ka dhënë një përgjigje optimiste. Në intervistën e tij, ai u përgjigj se të gjithë së shpejti do të mund të rifillojnë një jetë normale falë vaksinave dhe pilulave kundër Covid-19.
Duke folur për gazetën franceze, kreu i grupit të madh bëri të ditur një investim prej 520 milionë eurosh në Francë.
Pak ditë më parë ai kishte theksuar se “virusi nuk do të largohet, do të qëndrojë ndoshta për një dekadë. Është endemike, ka aftësinë të krijojë variante për të cilat, në një mënyrë apo në një tjetër, do të vazhdojë të bashkëjetojë me njerëzimin për vitet në vijim”.
“Vaksinat dhe imuniteti natyror nuk zgjasin shumë. Ne e dimë këtë me të gjitha variacionet e deritanishme dhe do ta zbulojmë edhe me Omicron: përgjigja imune zgjat disa muaj. Kjo është arsyeja pse unë parashikova se do të na duheshin një seri prej tre dozash dhe më pas një rivaksinim vjetor për të mbajtur një nivel të mirë imuniteti. “Por duket se është sfidë, sepse varianti i ri prezanton konceptin e dozës së katërt, para vaksinimit vjetor”, shtoi ai.
/Burimi: CNN/