Shqipëria dhe Turqia firmosin disa marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi. Të pranishëm janë kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan, të cilët do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.
Axhenda e presidentit turk do vijoje ne oren 16:00 me ceremonine e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut.
Ne oren 17:00 do te jete përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë ndersa ne oren 18:00 ai do te niset drejt aeroportit të Rinasit, duke permbyllur keshtu viziten e tij ne Tirane.
Shtatë marrëveshjet që firmosen
1-Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.
2-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
3-Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.
4-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.
5-Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.
6-Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.
7-Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.
/Priza.al/