Presidenti turk Recep Tayip Erdogan teksa ndodhet në Shqipëri, zhvilloi edhe një vizitë në qytetin e Laçit, për të përuruar lagjen e re të rindërtuar pas tërmetit shkatërrimtar. Lagjja e re u financua nga qeveria turke si ndihmë për Shqipërinë për tu rimëkëmbur nga pasojat që la pas tërmeti.
Këto janë disa foto brenda një familje që u vizitua nga Erdogan dhe Rama në Laç. Të dy liderët duken të qeshur teksa diçka bisedojnë me njëri tjetrin.
Sot gjatë vizitës së tij në përurimin e lagjen e rindërtuar në Laç, Erdogan është nderuar edhe me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit”. Titulli u akordua nga kryebashkiakja Majlinda Cara.
/Priza.al/