Pasi mbajti fjalën sot në Parlamentin e Shqipërisë, Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan u drejtua për tek xhamia e Et’hem Beut.
I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte dhe kryeministri Edi Rama bashkë me liderin turk. Xhamia e Et’hem Beut, është restauruar nga TIKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim. Presidentit turk i është dhuruar një buqetë me lule menjëherë sapo ka mbërritur në xhaminë e Et’hem Beut.
Në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha se deri në muajin e Ramazanit, që fillon më 2 prill dhe përfundon më 1 mars, shpreson që të ketë përfunduar ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë.
“Ju falënderoj të gjithëve nga ju për durimin, për besën, pritjen që na keni bërë derimë tani. E di që keni ardhur nga Shkupi, nga shkodran, keni pritur me orë të tëra dhe sot këtu në Shqipëri jemi duke përjetuar një ditë shumë speciale dhe të veçantë plot emocione. janë vëllezërit e mi që kanë ardhur edhe nga Kosova, dua ti falënderoj dhe t’iu përcjell përshëndetjet e mia më të përzemërta.
Po ndajmë në të njëjtën kohë lumturinë e inaugurimit të këtyre veprave të restauruara nga TIKA. Sot në mëngjes ishim në Laç dhe dorëzuam banesat e tërmetit, i cili ishte investim i Turqisë. Ndjejmë kënaqësi kur pamë se ishin shëruar plagët e shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit dhe 26 shtatorit të 2019. me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia që të mëshiroj shpirtrat e atyre që ranë në tërmet. jam ndjerë shumë i lumtur sot kur pashë që po u dorëzoheshin familjeve 522 banesa. Dhe gjatë asaj periudhe kam qenë vazhdimisht në kontakt me krye, mikun tim dhe në fund arritëm që të finalizojmë këto vepra. pak më parë isha në Kuvend e Shqipërisë ku mbajta edhe fjalimin e radhës përpara deputetëve dhe përfaqësuesve tuaj. Përsëri jemi këtu për të ndarë këtë kënaqësi të veçantë mbase edhe shumë speciale se po hapim një nga cepat më madhështore në qendër të Tiranës me restaurim nga Turqia.
Kjo vepër xhevahire në mes të Tiranës reflekton vlerat e përbashkëta kulturore të Shqipërisë dhe Turqisë. Lavdi zotit të gjithsesi që sot kjo vepër unike që na paraqet një kuptim shumë të hollë të arit që është përdorur në të, me stoli të pikturuara në dorë, është ndër strukturat më të dalluara që mbart koha e periudhës osmane e deri në ditët e sotme. Është një vepër që na pasqyron traditën e arkitekturës dhe të mëtova që janë përdorur gjatë ndërtimit të kësaj xhamie deri në ditët e sotme, shpresoj të pasohet edhe tek brezat e ardhshëm. Besoj se xhamia jonë e Ethem Beut përveçse reflekton një bukuri ditës, por edhe me ndriçimin e jashtëm që është instaluar do jaopë një pamje magjepse dhe fantastike për këdo që e shikon këtë xhami. Ne si Turqi japim përparësi përmes TIKËS restaurimi, mirëmbajtës dhe kontribuojmë në zhvillimin e Shqipërisë. Përmes TIKA nga viti 1996 deri më tani janë realizuar 540 vepra konkrete dhe shpresoj me zemër që tani e tutje do vijojmë t’iu qëndrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Uroj dhe dëshiroj që shumë shpejt mbase deri në muajin e ramazanit ta kemi zgjidhur edhe problemin e xhamisë së ‘Namazgjasë’. Duk e ditur se shqip është një aleate e Turiqsë, përsa kohë ky bash i ngushtë do vazhdojë mes nesh nuk ka asnjëlloj problemi që nuk mund ta zgjidhim”, tha Erdogan.
/Priza.al/