Robert Lewandowski ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s për herë të dytë radhazi, duke mposhtur në këtë betejë Lionel Messin dhe Mohamed Salah. I emocionuar, në ceremoninë e zhvilluar ditën e sotme në Zyrih, Lewandowski u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë që do të arrinte këto suksese në karrierën e tij.
“Faleminderit, jam shumë i nderuar që e fitoj këtë trofe. Ndihem shumë krenar, kjo u përket shokëve të skuadrës dhe trajnerëve të mi. Nuk ëndërroj kurrë të thyej këtë rekord (të Gerd Muller). Të shënoj 41gola në 29 ndeshje, nëse më pyesni se disa vite më parë nëse është e mundur do t’ju thoja se është e pamundur. Gjithashtu i them faleminderit. Ai vendosi kaq shumë rekorde dhe për mua ishte gjithmonë hapi tjetër për t’i thyer ato”, tha Lewandowski.
Të gjitha çmimet:
Lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Robert Lewandowski
Lojtarja më e mirë e FIFA-s për femra – Alexia Putellas
Formacioni XI i FIFA Fifpro për meshkuj: Donnarumma; Dias, Bonucci, Alaba; Jorginho, Kante, De Bruyne; Ronaldo, Haaland, Lewandowski, Messi
Formacioni XI i FIFA Fifpro për Femra: Chistiane Endler; Lucy Bronze, Wendy Renard, Mille Bright, Magdalena Erikkson; Estafania Banini, Carli Lloyd, Barbara Bonansea; Vivianne Miedema, Marta, Alex Morgan
Çmimi i tifozëve të FIFA-s – Tifozët e Danimarkës dhe Finlandës
Trajneri më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Thomas Tuchel
Trajnerja më e mirë e FIFA-s për femra – Emma Hayes
Çmimi i FIFA Fair Play – Kombëtarja dhe Stafi i Danimarkës
Çmimi Puskas – Erik Lamela
Portieri më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Edouard Mendy
Portieri më i mirë i FIFA-s për femra – Christiane Endler
Çmimi Special më i Mirë i FIFA-s – Christine Sinclair
Çmimi Special më i Mirë i FIFA-s – Cristiano Ronaldo
Golashënuesi rekord i të gjitha kohërave në nivel ndërkombëtar – Cristiano Ronaldo
/Priza.al/