Kishte premtuar se do të ishte i pranishëm/ Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte sot i pranishëm në Kuvend, pavarësisht se disa ditë më parë garantoi se do të rikthehej në seancën e parë plenare të këtij viti.

Berisha sqaroi se arsyeja e mungesës së tij në Parlament ka qenë fjalimi i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Ish-kryeministri u shpreh se shkak është bërë një kontradiktë mes tij dhe presidentit turk vite më parë për shkak të një mos-dakordësie për çështjen e Palestinës.

“Mungova sot sepse gjykova të mos isha i pranishëm në fjalën në parlament të presidentit Turqisë. Unë e respektoj shumë Turqinë dhe kombin turk. Por unë kam pasur, kontradikta të hapura me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes nga unë, kur nuk kam pranuar të ndjek apo të votoj në OKB rezolutat që binin në kundërshtim në vlerësimin tim, me qëndrimet që mban in SHBA-të dhe vendet e mëdha për çështjen e Palestinës. Shqipëria është nga të paktat që ka njohur dhe ka një ambasadë të Palestinës prej vitesh e vendosur gjatë diktaturës. Por asnjëherë nuk u vu në diskutim prania e saj në Tiranë. Kisha marrë vesh nga ambasadori palestinez se Erdogan ishte zemëruar shumë me mua. Ai insistoi që të ndryshoja qëndrimin. Ajo që i thashë është se mund të abstenoja por, të votoja kurrë”, tha Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *