U arratis nga rajoni i policisë, pranga 18-vjeçarit shqiptar dhe të dashurës së tij në Greqi

Ka zgjatur pak orë arratia e një të riu shqiptar në Athinë, i cili kishte ikur nga rajoni i policisë së Akropolit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme reth orës 17:00 me orën lokale, teksa i riu shqiptar 18 vjeç ishte arrestuar me akuzën për vjedhje.

I riu ishte shoqëruar dje në Gjykatë ku kishte marrë dënimin. Ai nuk kishte bërë apelim kështu që do të dërgohej në burg, ndërsa arratisja ndodhi pas një rrëmuje të krijuar nga e dashura e tij në rajon.

Ai ishte arrestuar në zonën e Petralonas për vjedhjen e një motori, ndërkohë që kishte dhe precedentë të mëparshëm. Tashmë edhe e dashura e tij është arrestuar nga policia greke.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *