E la e dashura, 32-vjeçari shqiptar i jep fund jetës në Greqi

Një shqiptar në Greqi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. I riu shqiptar u gjet nga banorët e zonës i varur në një pemë në Markopoulo, Ilia.

Sipas patrisnews.gr, një ditë para se të kryente aktin fatal 32-vjeçari kishte paralajmëruar se do të bënte vetëvrasje pasi ish-e dashura e tij nuk donte të kthehej më me të.

“Ish e dashura e të riut shqiptar ka refuzuar të lidhet sërish me të, kur ai është kthyer nga një udhëtim dhe sipas informacioneve ai e ka paralajmëruar se do t’i japë fund jetës”, shkruajnë mediat greke.

Vajza ka njoftuar autoritetet greke për mesazhin, por ishte tepër vonë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *