Një autobus me 29 pasagjerë, shqiptarë të Kosovës, mes tyre gjashtë fëmijë është aksidentuar këtë mesditë në Bullgari. Mediat lokale shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:30 në unazën e Kyustendilit. Konkretisht autobusi me pasagjerë është përplasur me një kamion që po transportonte dru.
Kamioni ishte ndaluar në mes të rrugës pasi i kishte rëndë një pemë nga ngarkesa që po transportonte. Drejtuesi i kamionit raportohet se është përpjekur që tu bëjë me shenjë mjeteve që po vinin përballë tij se ishte ndaluar për të marrë pemën e zhbllokuar rrugën, por shoferi i autobusit nuk e ka parë.
Ai ka vijuar rrugën drejt dhe është përplasur me kamionin. Dëmet materiale janë të shumta, siç shihen edhe në foto, ndërsa raportohet se i plagosur ka mbetur vetëm shoferi i autobusit. Të gjithë pasagjerët, përfshirë edhe fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Shoferi i kamionit ndaloi sepse një pemë kishte rënë në rrugë.
Ai ka tentuar të sinjalizojë rrezikun për drejtuesit e tjerë, por nuk ka arritur të parandalojë aksidentin. Shoferi i autobusit u plagos lehtë dhe mori mjekimin mjekësor ndërsa 29 nga pasagjerët, 6 prej tyre fëmijë, u akomoduan në një dhomë komunale me ngrohje.
Ngasësi i autobusit që udhëtonte në drejtim të Gueshevës është lënduar lehtë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Kyustendil.
Ndërkohë, 29 nga pasagjerët, duke përfshirë gjashtë fëmijë, u vendosën në një ndërtesë komunale. Për rastin ka nisur procedimi paraprak dhe është njoftuar prokurori kujdestar.
/Burimi: Telegrafi/