Shumë persona mund të mos ndiheni mirë me marrëdhëniet, të ndiheni mbërthyer në karrierë ose të sëmurë dhe të lodhur nga lufta me ankthin ose depresionin.
Cilat janë shkaqet e zakonshme për një ndryshim të stilit të jetesës?
Sipas Sean Grover, psikoterapist dhe autor me mbi 25 vjet përvojë, tre ngjarje të jashtme stresuese shkaktojnë ndryshime në stilin e jetës: trauma (shembull: krizë shëndetësore, aksident), humbje (vdekje, fundi i një marrëdhënieje) dhe vështirësitë (pushim nga puna, borxhe).
Sipas psikiatrit, shenjat e nevojës për një ndryshim të stilit të jetesës janë pikërisht para jush dhe përfshijnë:
1. Jetës suaj i mungon gëzimi. Ditët janë dëshpëruese. Ju ndiheni të mbërthyer në të njëjtëj rutinë; çdo moment ndihet njësoj dhe nuk ke çfarë të presësh.
2. Stresi kronik. Edhe punët e thjeshta janë barrë me vete. Detyrat si pastrimi i shtëpisë, pazari ose vizita e të afërmve mund të duken punë të mëdha për t’u bërë.
3. Zhgënjimi i zakonshëm. Gjithçka, dhe të gjithë, ju zhgënjejnë. Edhe kur bëni çmos për të qenë miqësorë dhe optimistë, ndiheni të zhgënjyer.
Pasi të keni identifikuar se ndryshimi është i nevojshëm, mos ndërmerrni veprime menjëherë – planifikoni kohë me një terapist, trajner ose këshilltar për të eksploruar zgjedhje të reja dhe për të nxitur idetë. Flisni me miqtë tuaj të ngushtë. Filloni të shkruani idetë e reja.
Vendosja e qëllimeve personale si ndjekja e pasioneve, udhëtimet, kurset, aktivitetet sportive etj. do të qartësojë gjithashtu stilin e ri të jetesës që dëshironi.
/Priza.al/