Kujdes ju që parkoni automjetin në rrugë… Sonte përpiquni t’i mbuloni! Pas mesnate vjen acari arktik, preket edhe Tirana  

Shqipëria është përfshirë nga një mot i ftohtë gjatë ditëve të fundit dhe pritet që ekstremi i temperaturave të ulëta për këtë javë të arrihet gjatë mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të së mërkurës.

Stacionet meteorologjike rajonale raportojnë për ulje të temperaturave deri në -4 gradë Celsius gjatë mëngjesit të sotëm në kryeqytet, si dhe zonat malore të vendit.

Sonte mbuloni makinat! Ulet ndjeshëm termometri pas mesnate: Preket edhe  Tirana - Abc News

Temperaturat e ulëta nga -4 deri në 2 gradë Celsius, do të përfshijnë thuajse 80% të territorit të Shqipërisë, duke përjashtuar vetëm zonat bregdetare, të cilat do të kenë temperature disi më të larta krahasuar me pjesën tjetër.

Temperatura më e ulët pritet të arrihet në Kukës me -8 gradë Celsius, Peshkopi me -6 Gradë Celsius, Bajram Curri e Korçë me -6 dhe -7 gradë Celsius, etj.

Situata pritet të përmirësohet disi gjatë mesditës së nesërme, ku temperaturat do të rriten sërish pas kalimit të rrymave të ftohta ajrore me origjinë nga Veriu i kontinentit.

Dimri dhe ngricat erdhën, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime  makinës tuaj! - Albeu.com

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *